Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meghan Markle ndryshon ngjyrën e fustanit të nusërisë dhe e vesh në eventin e Familjes Mbretërore

Meghan Markle ndryshon ngjyrën e fustanit të nusërisë dhe e vesh në eventin e Familjes Mbretërore
July 10
19:00 2018

Ka qenë një javë e ngarkuar me evente për familjen mbretërore. Një ditë pasi festuan pagëzimin e Princit Louis anëtarët e familjes mbretërore kanë marrë pjesë në përvjetorin e Forcave Ajërore Mbretërore.

E si një familje që i duhet shpeshherë të marrë pjesë në evente të rëndësishme një dukeshë si Meghan Markle duhet të kujdeset shumë për look-un e saj. Shumë njerëzve u mbeti në mendje fustani aq i thjeshtë më mëngë që Dukesha e Sussexit zgjodhi në ceremoninë martesore të saj.

Një version të ngjashëm, pak më të shkurtër dhe në ngjyrë të zezë Markle e ka në garderobën e saj dhe zgjodhi ta vishte në eventin e zhvilluar pak orë më parë.

Bëhet fjalë për një fustan të “Dior” që Meghan-it i rrinte mrekullisht mirë dhe e tregonte tepër elegante. Shumëkush e ka krahasuar fustanin e zi me atë të dasmës. Në një kohë që kunata e saj kishte zgjedhur një ngjyrë të çelët dhe një kapelë si aksesorë, Meghan e gjitha në të zezë e kombinoi fustanin e saj me një tyl-rrjetë i lidhur bukur në ndarjen e flokëve të kapur topuz.

Ajo dhe Princi Harry dukeshin tejet elegantë teksa të dy çiftet, edhe Princi William dhe Kate Middleton shkonin drejt kishës. Të pranishmëve u bëri përshtypje fakti që Meghan e mbante me shumë dashuri dorën e bashkëshortit të saj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje