Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meghan Markle flet për herë të parë, në lidhje me kritikat që i bëhen

Meghan Markle flet për herë të parë, në lidhje me kritikat që i bëhen
July 17
14:32 2019

Që në momentin kur Meghan Markle filloi të dilte me Princin Harry dhe u ve në qendër të vëmendjes nga rrethi mbretëror, i është dashur të përballet me shumë kritika, artikuj të tërë që flasin kundër çdo veprimi që bën, madje dhe me komente raciste. Nëse e keni hmbur numërimin, mund t’ju përmendim vetëm disa.

Donald Trump tha se Meghan ishte “e keqe”, ose “negative”, quajeni si të doni. Gazetarët janë shprehur se ajo është më ambicioze seç duhet, kjo për shkak se nuk ka frikë që të provojë të marrë ato që do. Shpesh janë përpjekur ta venë kundër familjes mbretëore, për arsye nga më të parëndësishmet dhe së fundi ndjekësit e kanë kritikuar për mënyrën si e mban djalin e saj, Archie-n, në publik. Pra, me pak fjalë, sipas njerëzve që e rrethojnë, çdo gjë që ajo bën është e gabuar. Ju duket si situatë e njohur?

Si përballet Dukesha e Sussex me gjithë këtë situatë? Ajo thotë se lexon për ekonominë dhe qeverisjen, duke u përpjekur kështu të mos I kushtojë rëndësi negativitetit, megjithatë vështirë se nuk i ka shmangur totalisht të gjitha ato që thuhen për të.

Në premierën e “Lion King” në Londër, ku Meghan ishte e pranishme bashkë me Harry-n, ku dhe takoi Beyoncen meqë ra fjala, ajo gjithashtu pati një bisedë me producentin dhe këngëtarin e njohur Pharrel Williams. Siç mund ta shini në video-n e mëposhtme, ai i ka thënë disa fjalë vërtetë të mira çiftit mbretëror:


Jam shumë i lumtur për lidhjen tuaj. Dashuria është e mrekullueshme, e pabesueshme. Mos e merrni kurrë për të mirëqenë, sidomos në mënyrën si janë gjërat ditët e sotme. Doja vetëm t’ju thoja se kjo që keni ju është shumë e rëndësishme për ne. Seriozisht, e rëndësishme. Ju përkrahim shumë”- thotë Pharrel, ndërkohë që Meghan i kthehet: “Faleminderit shumë, nuk na e bëjnë aspak të lehtë.

Kjo ndoshta është hera e parë që Meghan dëgjohet të komentojë në lidhje me atë që ndodh përreth saj dhe kritikave që merr. Siç mund ta kishim marrë me mend, pavarësisht mënyrës se si sillet, për Harry-n dhe veçanërisht për të, kjo situatë është e vështirë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje