Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Meghan Markle bën daljen e saj të parë mbretërore me princin Harry dhe turma u çmend!

Meghan Markle bën daljen e saj të parë mbretërore me princin Harry dhe turma u çmend!
December 01
17:52 2017

E gjithë bota i ka sytë nga çifti mbretëror më i komentuar momentalisht, Princi Harry dhe Meghan Markle. Ata kanë bërë vizitën dhe daljen e tyre të parë zyrtare mbretërore si çift. Ata u ndalën për të biseduar me njerëzit që ishin pozicionuar në dy anët e rrugës duke i përshëndetur  e duke marrë përgëzimet prej tyre. Turma e njerëzve mundoheshin ti fotografonin.

Meghan dukej tejet elegante e veshur me një pallto në ngjyrë blu dhe me një çantë vishnje në dorë, një aksesor ky që Dukesha e Kembrixhit rrallë herë e mban . Me duar të kapura, ku dukshëm dukej unaza e diamantit, Princi dhe Princesha e ardhshme dukeshin shumë të lumtur e të dashuruar.

Një kapitull i ri sapo ka nisur në jetën e aktores Meghan Markle dhe Princit Harry të cilët zyrtarisht janë të fejuar e shumë shpejt do të martohen. Por këto nuk janë lajmet e vetme nga çifti. Pasi i thanë gjithë botës lajmin e madh, aktorja zbuloi gjithashtu se ka vendosur të largohet nga aktrimi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje