Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Megan Fox: “Kam fjetur me njerëzit që kam dashur”

May 09
17:35 2016

29-vjeçarja, që është në pritje të ëmbël, me fëmijën e saj të tretë, ka rrëfyer se mund të largohet për një kohë të papërcaktuar nga kinemaja. Ajo ka treguar ndër të tjera se nuk ndihet vetvetja kur aktron dhe ndoshta duhet të ri-mendojë se cilat janë pasionet e saj të vërteta.

Megan Fox ka deklaruar se për sa u përket normave dhe parimeve, ajo është shumë strikte. E pyetur mbi “one-night stand” (seks për një natë), ajo është përgjigjur e revoltuar se nuk ka provuar kurrë diçka të tillë dhe as nuk e imagjinon se do ta bëjë ndonjëherë. “Kurrë nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me dikë që nuk e dashuroj, kurrë”. Ndërkohë që në intervistën e “The Sun” ajo ka vazhduar: “Vetëm ideja që diçka e tillë ekziston më sëmur”.

“Unë nuk jam një njeri ambicioz, më pëlqen tradicionalja, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhënie sentimentale, por në fakt e tillë jam edhe në karrierë. Habitem kur më besohen filma të rëndësishëm, sepse unë nuk luftoj për ta. Pyes veten shpesh se çfarë do të mund të arrija në jetë sikur të përkushtoja maksimalisht egon time për të prekur atë që dua…”, – ka përfunduar bukuroshja Fox.

Etiketimet
Shperndaje