Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Megan Fox dhe Brian Austin heqin dorë nga divorci

July 02
15:07 2016

Megan Fox dhe Brian Austin kanë hequr dorë nga divorci dhe janë të gatshëm për t’u pajtuar. Si një familje e madhe dhe e lumtur ata janë parë bashkë me dy djemtë e tyre Noah dhe Bodhi në Los Anxhelos në Studio City këtë të premte, si për t’u treguar të gjithëve se tashmë kanë hequr dorë nga divorci.

Një burim i afërt me aktorin 42-vjeçar është shprehur për People se Brian dhe Megan aktualisht po jetojnë bashkë në Malibu me djemtë e tyre. Ata po presin ardhjen në jetë të fëmijës së tretë.  Sipas informacioneve, çifti do të bëhet me një vajzë.
“Brian gjatë ndarjes së tyre gjithnjë shpresonte se Megan do të ndryshonte mendim rreth vendimit për t’u divorcuar dhe ai është shumë i lumtur që tashmë gjërat u rregulluan”,- ka thënë burimi.

Ata nuk i kishin mirë marrëdhëniet dhe dukej sikur qëndronin bashkë vetëm për shkak të fëmijëve, por një shtatzëni e papritur duket se ndryshoi rrjedhën e situatës. Megan dhe Brian kanë 5 vite të martuar.  Ata filluan të dilnin bashkë që në vitin 2004 dhe e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2010.

Shperndaje