Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mediokritet dhe pseudoart, Elgit Doda ka dy fjalë për t’u thënë atyre që e pyesin për lidhjen me Klean

Mediokritet dhe pseudoart, Elgit Doda ka dy fjalë për t’u thënë atyre që e pyesin për lidhjen me Klean
October 12
18:30 2017

Pak ditë më parë Elgiti dhe Klea më në fund pranuan lidhjen e tyre duke publikuar një foto ku shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin. Miqtë dhe ndjekësit i uruan të dy në komente e portalet shkruan pafund për foton e cila zyrtarizoi publikisht lidhjen e këngëtarit dhe moderatores. Megjithatë duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer Elgitit duke bërë që të reagojë me një shkrim në rrjete sociale.

“Çfarë i duhet arti një artisti?

Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt!

Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush se vret mendjen se këto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar.

I/e dashur drejtues portali, i/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë publik “të pafajshëm” me gjëra që ja vlejnë sepse ky duhet të ishte misioni yt!

Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend”,”-shkruan Elgiti./Blitz.al/

Komento
Shperndaje