Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mediat thonë që janë ndarë, ja çfarë i shkruan bashkëshorti miss-it shqiptar në Instagram

Mediat thonë që janë ndarë, ja çfarë i shkruan bashkëshorti miss-it shqiptar në Instagram
September 18
14:02 2016

Prej disa javëve tashmë përflitet se marrëdhënia bashkëshortore e Adrola Dushit, një prej më të bukurave shqiptare, dhe burrit të saj, Adis Patushi, është në krizë.

Një arsye që i shtoi zërat për një ndarje të mundshme ishte edhe vendimi i Adrolës për t’u shpërngulur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës së bashku me djalin e saj, Troi, me justifikimin se atje mund të vazhdonte karrierën e saj si modele.

E ndërsa shumë mendonin se në lidhjen e saj diçka ishte thyer, ja ku vjen një koment i Adisit, në një foto të Adrolës.

Në postimin e fundit të saj në Instagram, krahas komplimenteve të marra nga ndjekësit e tjerë, ka shkruar edhe bashkëshorti i bukuroshes, koment i cili i vë në dyshim të gjithë zërat e ndarjes.

“Femra më e bukur në planet”, – shkruan Adisi.

Të jetë kthyer gjithçka si më parë, apo fjalët për krizën në çift kanë qenë vetëm thashetheme? /Blitz.al/

adrola

Komento
Shperndaje