Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mediat italiane: Motrat Vjollca po luajnë mendsh me mijëra tifozë në botë!

June 22
17:20 2016

Marina dhe Luana Vjollca, dy motrat seksi moderatore në Top Channel, duket se nuk janë të famshme vetëm në Shqipëri. Pas citimit në revistën SIA, e cila e klasifikonte Luanën si një nga femrat më të bukura në botë, tanimë janë mediat italiane që shkruajnë për motrat Vjollca. Disa portale  italiane kanë shkruar për bukurinë e tyre duke i quajtur tifozet më të bukura të Kombëtares Shqiptare. Ka qenë vetë Luana ajo që i ka shpërndarë këta artikuj në llogarinë e saj në Facebook.

“Luana dhe Marina, dy motrat që po çmendin Shqipërinë”,-shkruan  Sky Sport.

“Motrat shqiptare që po luajnë mendsh me mijëra tifozë në botë”,- citon Rompipallone.

Njëra si moderatore e tjera si këngëtare duke iu bashkangjitur faktin që janë tejet të bukura, ato kanë tërhequr kështu vëmendjen e gazetarëve të huaj nëpërmjet fotove që postojnë shpesh në rrjetet e tyre sociale.

Shperndaje