Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mediat e Kosovës: “Krenar Çoçaj dhe miku i tij dënohen me burg për dhunën ndaj Ledri Vulës”

Mediat e Kosovës: “Krenar Çoçaj dhe miku i tij dënohen me burg për dhunën ndaj Ledri Vulës”
July 12
10:50 2017

Kohë më parë, Ledri Vula ka denoncuar sulmin prej Krenar Çoçaj e Gazmend Mirenës dhe, siç të gjithë e dimë, shkak i përplasjes ka qenë xhelozia e Krenarit për Dafina Zeqirin.

Pas shumë muajsh seancash gjyqësore, ditën e sotme disa portale kosovare kanë publikuar lajmin se gjykata ka marrë vendimin dhe ka dënuar të akuzuarit për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Prokurorja Besa Limani i ka kërkuar gjykatës 6 muaj burg për Krenar Çoçaj dhe Gazmend Mirenën, mikun e Çoçajt, që ka qenë bashkë me të në vendin e ngjarjes. Të dënuarit, me pajtim të palëve, mund ta kthejnë dënimin e tyre në gjobë, duke ‘konvertuar’ 1 ditë burg, me 20 euro gjobë, që ndryshe përkthehet në rreth 3600 euro gjobë.

Veç kësaj, bashkëpunëtori i Krenarit ka marrë edhe një gjobë prej 1000 eurosh pasi akuzohet për veprën penale të përdorimit të armës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje