Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mediat e huaja shkruajnë për dasmën e Princit Leka II dhe Elia Zaharias

September 12
14:40 2016

Princi Leka II dhe aktorja Elia Zaharia do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë më 8 tetor.

Jo vetëm mediat në Shqipëri, por edhe shumë media të huaja janë duke shkruar për dasmën mbretërore të çiftit.  Në muajin korrik, Princi Leka dhe e fejuara e tij kanë vizituar Stokholmin, pallatin mbretëror të Mbretit Carl XVI  të Suedisë. Ata kanë dhënë disa intervista duke përfshirë këtu edhe një për revistën suedeze “Paris Match”. Një tjetër revistë suedeze “DAM”,  e cila u dedikon artikuj eventeve mbretërore, ka shkruar një artikull të detajuar për historinë e tyre të dashurisë dhe detaje nga dasma që do të zhvillohet në pallatin mbretëror në Tiranë. Dasma e tyre ende pa u zhvilluar komentohet dhe përflitet si një event i rëndësishëm. Mëngjesin e sotëm ka dalë në treg botimi i muajit shtator i revistës franceze  “Point de Vue”, e cila i ka dedikuar një artikull dasmës mbretërore shqiptare.

Çifti është dashuruar që prej vitit 2008. Ata kanë vendosur që të lidhin martesë në datën 8 tetor, që është njëkohësisht edhe ditëlindja e Mbretit Zogu I. Ky është një nga eventet më të rëndësishme në Shqipëri, që pritet të ketë një jehonë të madhe në vendin tonë./Blitz.al/

Shperndaje