Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Më vjen keq që s‘ta kam plotësuar kurrë dëshirën!”- ky shkrim i Besit për nënën e tij do t’ju bëjë të qani e të qeshni

May 05
08:35 2017

Bes Kallakun e kemi parë shpeshherë të postojë foto apo video me anëtarë të familjes së tij duke na treguar se ai e nis ditën me të qeshur përkrah njerwzve të tij të dashur. Personi që padyshim publiku njeh më së shumti nga familja e aktorit është Ija, gjyshja e tij. Ata janë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Besi gjyshen e nxjerr gjithmonë në postimet e tij ndërsa mamanë rrallëherë. Megjithatë, në një ditë të shënuar, siç është ditëlindja e saj, Besi padyshim i ka bërë urimin më të bukur që një djalë mund t’i bëjë personit që e ka sjellë në jetë.

“Mam, urime ditëlindjen! Të dua shumë! Mbretëresha ime, prehri dhe kraharori ku kam mbështetur kokën, dashuri e pakufishme, e pastër. Urime mam! Më vjen keq që s‘ta kam plotësuar kurrë dëshirën që t’i thërrisja ndonjëherë mendjes, më vjen keq por nuk më përgjigjet, i del telefoni fikur…hahahahaha. Të dua mam, e lumtur qofsh gjithmonë! (Kjo është mami im, Ija është gjyshja, d.m.th. mami i mamit)”, – shkruan Besi.

Si gjithnjë ai e ka ndërthurur urimin e tij me pak humor, megjithatë besojmë se këto fjalë me siguri ia kanë bërë ditën akoma edhe më të bukur mamit të Besit.

Xhensila ka qenë pjesë e festës së mbrëmshme dhe ka ndarë me ndjekësit tortën e ditëlindjes./Blitz.al/

Shperndaje