Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më shpejt nga ç’e kishim menduar: Zbulohet data dhe detaje të tjera nga dasma e Gaz Pajës

Më shpejt nga ç’e kishim menduar: Zbulohet data dhe detaje të tjera nga dasma e Gaz Pajës
May 14
14:14 2019

Pak ditë më parë u bë publik lajmi se aktori i njohur i Portokalli-së Gaz Paja do të kurorëzojë lidhjen prej disa vitesh me partneren e tij, Irën.
Nëpër lajme thuhej se dasma do të mbahej në verë por nuk dihej ekzaktësisht data.

Së fundmi është bërë publike data e dasmës e cila në fakt është më shpëjt nga ç’mund ta kishim imagjinuar.

Sikurse raporton Xing.al, çifti do të bëjë një ceremoni madhëshore me datën 1 qershor, në një prej hoteleve më luksozë në Tiranë.
Pavarsisht romancës që ata preferuan ta mbanin larg syrit të publikut, thuhet se dasma do të jetë madhështore dhe me shumë të ftuar.

Epo, tani të gjithë sytë katër në datë 1 Qershor, ku me siguri me aq të ftuar VIP, vështirë të jetë aq private sa çifti mund të dëshirojë.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje