Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me një video surprizë, modelja e njohur zbulon se është shtatzënë për herë të parë!

Me një video surprizë, modelja e njohur zbulon se është shtatzënë për herë të parë!
August 14
20:13 2019

Ajo është një ndër modelet më të njohura, që i ka dhënë shumë industrisë së modës. Dhe tashmë, Ashley Graham do i japi jetë një fëmije.

Modelja dhe bashkëshorti i saj, Justin Ervin lajmëruan se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, nëpërmjet postimeve në Instagram.

Ashley postoi një video të adhurueshme me partnerin e saj teksa zbulonin surprizën për përvjetorin e tyre të nëntë: barkun e rrumbullakosur!

“Si sot nëntë vjet më parë, u martova me dashurinë e jetës sime. Ka qenë udhëtimi më i bukur me personin më të preferuar në botë! Sot, ndihemi të bekuar, mirënjohës dhe emocionuar teksa festojmë me familjen tonë që po zgjerohet! Gëzuar përvjetorin Justin. Së shpejti, jeta do bëhet edhe më e mirë.”

Ndërkohë Justin postoi një foto me modelen teksa në dorë mbanin ekon e bebes:

“Gëzuar përvjetorin Ashley. Këto 9 vite më janë dukur si një përjetësi. Ndoshta sepse jeta ime filloi kur erdhe ti. Tani që kemi kaluar një jetë bashkë, le të krijojmë një jetë bashkë. Të dua ty dhe e dua “ne”. Të gjithë ne…”

Epo buzëqeshje e lajme të tilla paçim gjithmonë!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje