Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me një rrëfim emocionues, Lady Gaga prezanton linjën e saj të “make up”-it

Me një rrëfim emocionues, Lady Gaga prezanton linjën e saj të “make up”-it
July 11
09:31 2019

Përpos suksesit në muzikë e aktrim, me çmimet e trofet e filmit “A Star is Born” me Bradley Cooper, duket se Lady Gaga synon dhe suksesin në biznes.

Këngëtarja ka prezantuar së fundmi linjën e re të saj të produkteve të bukurisë të quajtur “Haus Laboratories”, të cilat do të shiten në “Amazon” duke filluar nga shtatori.

Këngëtarje ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit foto dhe video të linjës së re, që do të përmbajë buzëkuq me ngjyra të ndryshme, produkte për fytyrën dhe sytë, duke e shoqëruar edhe me një rrëfim emocionues nga jeta e saj.

“Kur isha e re, asnjëherë nuk ndjehesha e bukur dhe kisha vështirësi të gjeja bukurinë e jashtme dhe të brendshme tek vetja. Më pas zbulova fuqinë e ‘make up-it’. Më kujtohet kur shikoja nënën time që vendoste ‘make up’ çdo mëngjes, për të nxjerrë në pah fytyrën e saj guximtare si një grua punëtore që ishte. Më pas unë fillova të eksperimentoja me ‘make up-in’ si një mënyrë për të bërë ëndrrat e mia realitet për të qenë po aq e fortë sa nëna ime”- ka shkruar këngëtarja në postimin e saj. Ishte ky momenti kur unë shpika “Lady Gaga”-n.”-shprehet Gaga ndër të tjera në postimin e saj në Instagram.

Para disa kohësh, këngëtarja u përfol për një lidhje me aktorin Bradley Cooper, duke u cilësuar edhe si shkaku që çoi në ndarjen e këtij të fundit me modelen, Irina Shayk.

/Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

When I was young, I never felt beautiful. And as I struggled to find a sense of both inner and outer beauty, I discovered the power of makeup. I remember watching my mother put her makeup on every morning, basking in the glow of her power to put on her bravest face as the hard working woman she was. I then began to experiment with makeup as a way to make my dreams of being as strong as my mother become true. It was then that I invented Lady Gaga. I found the superhero within me by looking in the mirror and seeing who I wanted to be. Sometimes beauty doesn’t come naturally from within. But I’m so grateful that makeup inspired a bravery in me I didn’t know I had. I’ve come to accept that I discovered my beauty by having the ability to invent myself and transform. They said I was just weird, but really, I was just Born This Way. Love, Lady Gaga

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga) on

Komento
Shperndaje