Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me një foto nga fëmijëria, Bes Kallaku na tregon “gjestin” që përdor ende edhe sot

Me një foto nga fëmijëria, Bes Kallaku na tregon “gjestin” që përdor ende edhe sot
January 09
14:23 2019

Me siguri të gjithë vazhdojmë të ruajmë gjeste, apo siç i themi në zhargon “huqe” nga fëmijëria, dhe as Bes Kallaku nuk bën përjashtim.

Aktori i humorit ka postuar para disa minutash një foto në profilin e tij zyrtar në Instagram, të shkëputur nga vegjëlia e tij, në një portret familjar sëbashku me prindërit e tij.

“Babi, mami dhe unë llapushi”- shkruan Besi në mbishkrimin e fotos.

“Qysh atëherë kam pas pa shtremt”-  vazhdon ai duke iu referuar shikimit të tij në fotografi.

Dhe në fakt mimika e Besit fëmijë, është identik me atë që aktori përdor shpesh tani në pozat e tij.

Mes shumë komenteve nga ndjekësit poshtë postimit të Besit, dallojmë edhe atë të Anës, motrës së aktorit, e cila i ka dërguar disa zemra.

Përgjigja e Besit në këtë rast është ajo tipike e fëmijës së madh të familjes. “Ti ku ke pas qenë këtu”- i përgjigjet ai së motrës me shaka.

/Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Babi, Mami edhe un llapushi…😂 qysh atehere kam pas pa shtremt.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

 

Komento
Shperndaje