Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Më në fund) Zaimina Vasjari nuk e mbulon më barkun e rrumbullakosur

(Më në fund) Zaimina Vasjari nuk e mbulon më barkun e rrumbullakosur
October 11
16:43 2017

Ajo ka zgjedhur ta mbajë sa më larg mediave periudhën e shtatzënisë, por portalet kanë shkruajtur pafund në momentin e parë që Zaimina Vasjari  pranoi publikisht se prej 6 muajsh pret një fëmijë.

Pak ditë më parë këngëtarja e njohur publikoi një foto në të cilën, në pamje të parë nuk kishte asgjë të veçantë por shkrimi bashkangjitur tregonte se shumë shpejt ajo do të bëhet nënë.

Pak minuta më parë Zaimina më në fund na ka treguar barkun e rrumbullakosur. E veshur me një fustan të zi shumë elegant, që tregon linjat e trupit por edhe shtatzëninë, këngëtarja tregon se është në javën e 23-të të pritjes së ëmbël dhe duket se këto momente po i shijon shumë. Ajo gjithnjë ka qenë e rezervuar për jetën e saj private, madje arriti ta mbante të fshehtë shtatzëninë deri tani. Shumë shpejt ajo do të bëhet nënë edhe pse ende nuk dihet gjinia e foshnjës./Blitz.al/

Shperndaje