Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund, Victoria Beckham ribashkohet me “Spice Girls”

Më në fund, Victoria Beckham ribashkohet me “Spice Girls”
June 13
12:09 2019

Përveç muzikës, veshjeve dhe performancave ikonike, grupi britanik “Spice Girls”, në kohën kur ishin në krye të çdo klasifikimi, na dhuran dhe një film që titullohej: SpiceWorld.

Vajzat e grupit të famshëm janë rikthyer që prej vitit të shkuar dhe aktualisht janë duke bërë një tur kombëtar, me hitet e tyra të vjetra dhe këngë të reja, madje po mendonin të bënin një film të dytë në lidhje me të gjithë eksperiencën e “Spice Girls”. Gjithsesi duket se planet në këtë drejtim kanë ndryshuar disi, sepse një projekt filmik është gati për tu realizuar, vetëm se bëhet fjalë për një film të animuar.

Dhe lajmi i mirë është që Posh Spice, Victoria Beckham, do ti bashkohet grupit për këtë realizim. Një përfaqësuese nga “Paramaunt” ka thënë se ideja është prezantuar që në kohën kur po bëheshin planet për ribashkimin e grupit dhe se të pesta vajzat do të jenë pjesë e filmit.

via GIPHY

 

Ndërkohë siç e thamë, Mel B, Mel C, Emma Bunton dhe Geri Horner, janë duke dhënë shfaqje në të gjithë Anglinë gati çdo javë dhe po bëhen gati për të përformuar për 3 netë rresht në Wembley, përpara një publiku që i kanë blerë të gjitha biletat. Edhe pse Victora nuk ka pranuar të kthehet përpara publikut për të kënduar e kërcyer, të paktën mjaftohemi me faktin që do të jetë prezente në film dhe më në fund do ta shohim grupin të plotësuar pas kaq vitesh.

Spice Girls po punojnë me aq dashuri për rikthimin e tyre, sa në koncertin e fundit në Bristol, nuk lejuan që ti ndalojë shiu për të performuar dhe kënduan gjatë gjithë mbrëmjes në këtë formë:

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje