Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund Sonila Meço ka një përgjigje për kthimin e saj në Top Channel: Nuk rikthehem në media kazan!

Më në fund Sonila Meço ka një përgjigje për kthimin e saj në Top Channel: Nuk rikthehem në media kazan!
January 12
23:02 2018

Mjaftuan disa lëvizje brenda strukturës së Top Medias që në portale dhe rrjete sociale të qarkulluan lajme se gazetarja e njohur, Sonila Meço po përgatitej për një rikthim në këtë televizion.

Para pak ditësh, Meço postoi foto krah ish-pronarit të Agon Channel, Francesco Beccheti, por për rikthimin në Top Channel nuk foli… deri më tani.

Ajo ka postuar ditën e sotme një status ku shkruan: “Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme dhe rëndësishme në vend. Kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar me emrin tim”.

“Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga mbyllja e Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg kazanit, në rastin më të mirë, ose median e regjimit, në rastin më të keq. Andaj, rikthimi im, kurdo ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as kazan e as media regjimi”, – përfundon Meço duke i dhënë fund zërave për një rikthim në Top Channel. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje