Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund Princi Harry pranon lidhjen me aktoren

Më në fund Princi Harry pranon lidhjen me aktoren
November 08
13:33 2016

 Prej disa ditësh, mediat botërore kanë shkruar se Princi Harry është në një lidhje me aktoren  Meghan Markle. Këtë herë ka qenë vetë princi ai që ka konfirmuar se është duke dalë  me aktoren e njohur prej muajsh tashmë.

Në një deklaratë të jashtëzakonshme nga Kensington Palace, Harry ka bërë publik lajmin dhe është shprehur se ndihet  i shqetësuar lidhur me sigurinë e të dashurës së tij. Ajo është përballur me abuzime pas këtij lajmi dhe me thashethemet që në momentet e para kur portalet nisën të shkruanin për këtë. Ai ka kritikuar mediat duke u shprehur se bëhet fjalë për jetën e saj dhe është thellësisht i zhgënjyer që nuk ka arritur ta mbajë larg shkrimeve të gazetave. Në një deklaratë të gjatë princi është shprehur se nuk është e drejtë që një vajzë të vihet në qendër të një “stuhie” të tillë lajmesh e thashethemesh. Mendohet se çifti të jetë njohur në Toronto. “Jemi të vetëdijshëm që ka  interes rreth jetës personale të princit, edhe pse ai asnjëherë nuk është përshtatur me këtë fakt. Megjithatë Harry ndihet me fat që ka mbështetje nga ndjekësit dhe e konsideron këtë një privilegj”,- shkruhet në deklaratë./Blitz.al/

harry

harry

Komento
Shperndaje