Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund paqe! Noizy dhe Albert Krasniqi vendosin të pajtohen…

Më në fund paqe! Noizy dhe Albert Krasniqi vendosin të pajtohen…
September 25
13:33 2016

Pas sherrit shumë të bujshëm midis Noizy-t dhe Cozman, personi që qëlloi mbi Noizy-n, Albert Krasniqi, u la në paraburgim për një muaj.

Mirëpo, sipas burimeve të Indeksonline, kjo çështje do të mbyllet shumë shpejt pasi Noizy dhe Albert Krasniqi kanë vendosur të zbusin marrëdhënien e tyre duke folur për një pajtim të mundshëm. Të njëjtat burime kanë thënë se Albert Krasniqi thjesht është gjendur në makinën e Cozman-it në ato momente dhe ka ndërhyrë, por ai nuk ka të bëjë fare me Noizy-n dhe as nuk ka ndonjë inat personal me të.

Gjithashtu nga burime të Indeksonline thuhet se ka qenë një mik i përbashkët i Noizy-t dhe Albert Krasniqit, pronari i një klubi të famshëm në Kosovë ai që ka ndërmjetësuar për një pajtim midis dy djemve. /Blitz.al/

Shperndaje