Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund paqe! Johnny Depp e Amber Heard, marrëveshje për divorcin

Më në fund paqe! Johnny Depp e Amber Heard, marrëveshje për divorcin
August 17
16:06 2016

Historisë së telenovelës “Johnny Depp dhe Amber Heard” po i vjen fundi!

Pas kërkesës për ndarje nga ana e aktores në muajin maj, është arritur marrëveshja për divorcin, i cili do ta detyrojë Depp t’i paguajë asaj një shumë prej 7 milionë dollarësh.

Marrëdhënia e çiftit, e cila u kurorëzua me martesë në shkurt të vitit 2015, u karakterizua nga zënkat e shumta, konfliktet e vazhdueshme, deri te shenjat e dhunës që Amber pretendon se i janë shkaktuar nga aktori.

Çelësi i zgjidhjes së çështjes u bë tërheqja e bukuroshes 30-vjeçare nga akuzat kundër bashkëshortit.

Bëhet e ditur se aktorja nga Teksasi ka konfirmuar se dëshiron që shumën që do të përfitojë nga divorci ta dhurojë për bamirësi. /Blitz.al/

Shperndaje