Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund një datë për “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani rikthehet më…

Më në fund një datë për “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani rikthehet më…
October 14
21:20 2016

Është folur vazhdimisht për programin e ri që pritet të shfaqet në Top Channel të shtunave në mbrëmje, nën drejtimin e moderatores Arbana Osmani.

Paçka se formati është mësuar pak a shumë se si do të jetë, një datë e caktuar se kur do të niste emisioni akoma nuk ishte bërë e ditur… deri para pak minutash.

Ka qenë vetë Arbana ajo që ka treguar se kur do të “ndezë” motorët “Dua të të bëj të lumtur” me një postim në Instagram. “Ndiqni faqen zyrtare në Instagram të programit “Dua të të bëj të lumtur”, që nis më 29 tetor, në orën 21.00, në Top Channel”, – shkruan moderatorja në foto.

Dimë se ky emision do të rezervojë shumë surpriza për teleshikuesit e tij, por të gjitha do të mësohen mbrëmjen e 29 tetorit. /Blitz.al/

def

Shperndaje