Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund Marina dhe Geti ndajnë muajin e mjaltit me të gjithë ne!

Më në fund Marina dhe Geti ndajnë muajin e mjaltit me të gjithë ne!
September 27
16:36 2017

Ashtu siç e do zakoni, pas dasmës të sapomartuarit shkojnë në muaj mjalti. Megjithatë çifti i njohur i showbiz-it, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi vendosën që ti shtynin paksa pushimet, pasi  moderatores iu desh të angazhohej me përgatitjet e para të emisionit të saj të ri në Tv Klan.

Prej disa ditësh të sapomartuarit janë duke pushuar në Xhamajkë.

Këtë gjë e kemi zbuluar përmes Luanës, e cila është e vetmja që ka publikuar foto në rrjete sociale deri tani.

Më në fund Marina vendosi të na tregojë vendin ku ka shkuar për muaj mjalti me bashkëshortin e saj. Pak minuta më parë ajo ka publikuar një foto në Instagram ku na thotë të gjithëve “mirmëngjesi” nga plazhi në të cilin po pushon.

Bashkë me çiftin për pushime është edhe Luana (apo dikush tjetër) edhe pse zakonisht muajin e mjaltit të sapomartuarit e bëjnë vetëm./Blitz.al/

Komento
Shperndaje