Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund, Majk pendohet! Këto pamje me Roanin e vogël pranë flasin shumë

Më në fund, Majk pendohet! Këto pamje me Roanin e vogël pranë flasin shumë
June 27
13:46 2017

Reperi Majk, ndonëse prej disa javësh është bërë baba i një vogëlushi me ish-partneren e tij Majlinda, përveç një fotoje të djalit që ka hedhur në rrjete sociale, nuk ka bërë asnjë reagim tjetër.

Ai madje u përfol shumë në portale se kishte qenë prezent në të njëjtin vend me Majlindën dhe vogëlushin dhe kishte bërë sikur nuk i kishte parë ata. Ndonëse mediat aluduan, ai nuk preferoi të jepte një përgjigje.

Sot duket se ka folur me disa momente që ka ndarë për të gjithë në Instagram. Ai shfaqet pranë vogëlushit dhe kjo është pamja e parë baba e bir që kemi parë nga ata dhe në fakt duken shumë bukur! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje