Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund! Luana Vjollca tregon të vërtetën mbi shtatzëninë

Më në fund! Luana Vjollca tregon të vërtetën mbi shtatzëninë
March 18
09:41 2017

Kohët e fundit, në rrjete sociale dhe portale ka “plasur” lajmi se moderatorja Luana Vjollca mund të jetë shtatzënë. Kjo sepse në fotografitë që ka postuar së fundmi Luana në Instagram, ajo shfaqet në forma më të kolme se më parë si dhe vihet re barku i fryrë.

Por Luana, ndonëse më parë nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me këtë, ka vendosur të thyejë heshtjen në emisionin “Express Rozë”, ku ka thënë se nuk ka asnjë fëmijë, por vetëm tul. Luana ka treguar se i pëlqen shumë ushqimi dhe ka filluar të hajë më shumë se më parë dhe për momentin ka arritur peshën 66 kilogramë. Moderatorja ka thënë se do të përpiqet të dobësohet tani.

“Unë nuk i rregulloj fotografitë që hedh, ndaj barku del ashtu sepse ashtu e kam”, – është shprehur ajo duke u kthyer një herë e mirë përgjigje të gjithëve lidhur me shtatzëninë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje