Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund Jay Z do të flasë!

Më në fund Jay Z do të flasë!
May 05
19:06 2016

Bëhuni gati sepse do të fillojë të bjerë shi prej “limonade”!

“Lemonade”-a e Beyonce-s jo vetëm që ka frymëzuar qindra e mijëra vajza e gra në tërë botën, por ka frymëzuar edhe bashkëshortin e saj, Jay Z, për të bërë një “Lemonade” në versionin e tij.

“Ai do të bëjë një projekt “Lemonade”, duke treguar anën e tij historisë. Hov (Jay Z) nuk do t’u kundërvihet femrave, por thjesht do të lavdërojë meshkujt besnikë dhe do të theksojë faktin se në botë ka shumë burra të mirë dhe të përgjegjshëm”, – thonë burimet për HollywoodLife.

Që prej publikimit të “Lemonade”, Jay Z është vendosur në qendër të vëmendjes së medias dhe publikut për një tradhti të mundshme ndaj bashkëshortes së tij 34-vjeçare, por deri tani kemi vetëm disa vargje të Bey-t dhe asgjë më shumë. Shpresojmë që Jay të na thotë si qëndron e vërteta në projektin e tij të radhës.

Shperndaje