Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund Gëzimin dhe familjen e tij i bëri dikush të lumtur! Babai i 2 vajzave që jetojnë në jetimore firmos kontratë pune 5-vjeçare

Më në fund Gëzimin dhe familjen e tij i bëri dikush të lumtur! Babai i 2 vajzave që jetojnë në jetimore firmos kontratë pune 5-vjeçare
March 13
17:17 2018

Dy javë më parë në “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Gëzimit nga Vlora i cili pasi u braktis nga gruaja, vështirësitë ekonomike bënë që dy nga 5 fëmijët e tij ti çonte në jetimoren e Sarandës. Një çift pastorësh kishin ftuar Gëzimin në emision për t’i kërkuar kujdestari alternative për dy vajzat e tij por Gëzimi e ka refuzuar këtë kërkesë definitivisht duke u shprehur se që në momentin që çifti i pastorëve u afrua me të bijat ato u larguan nga i ati i tyre biologjik.

Në media është shkruar këto ditë për mënyrën e trajtimit të kësaj historie. Një nga personat që reagoi lidhur me këtë situatë ishte edhe Imami nga Tirana, Ahmed Kalaja. Ai ishte ndër të parët që i doli në krah babait të 5 fëmijëve. Sot Imami na ka zbuluar se më në fund Gëzimit i nodhi diçka që i dha me të vërtetë lumturi. Një person i cili nuk ka dashur të njihet publikisht, i ka dhënë ndihmë Gëzimit duke e punësuar si punonjës mirëmbajtës hidraulik elektrik me një rrogë mujore prej 40’000 lekë të reja.

Babai i pesë fëmijëve ka firmosur një kontratë 5–vjeçare me punëdhënësin duke siguruar kështu të ardhura mujore të konsiderueshme për të mbajtur familjen e tij. Ky padiskutim është një lajm i mirë edhe për dy vajzat e tij që jetojnë në jetimoren e Sarandës pasi siç dhe e thanë emision, nëse do të kishte të ardhura, Gëzimi do t’i merrte të bijat në shtëpi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje