Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më në fund Flori Mumajesi ka një përgjigje lidhur me postimet nostalgjike

Më në fund Flori Mumajesi ka një përgjigje lidhur me postimet nostalgjike
November 29
20:56 2016

Siç e kemi vënë re të gjithë, Flori Mumajesi është bërë mjaft nostalgjik dhe i ndjeshëm dhe kjo kuptohet prej shprehjeve që ai ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale. Por teksa të gjithë po pyesin veten se kujt i dedikohen të gjitha këto fjalë dhe shumica prej mediave rozë madje edhe kanë spekuluar se të gjitha i drejtohen këngëtares Elvana Gjata, Mumajesi ka vendosur të mbyllë “gojët e liga”, duke na kujtuar se ai kështu ka qenë gjithmonë, thjesht mediave s’u ka bërë shumë përshtypje ta trajtojnë në këtë mënyrë.

image

Për ta dokumentuar këtë, Flori madje ka rishpërndarë statuse nostalgjike që ka bërë vite më parë, duke treguar kështu që atij thjesht i pëlqejnë dhe asgjë speciale nuk fshihet pas tyre. “Për të gjithë ata të “çuditurit” që lexojnë statuset e mia, ku ishit kur unë nxirrja shprehje të tilla edhe më përpara?” – ka shkruar Mumajesi.

image

Duke qenë se ne shqiptarëve na pëlqejnë shumë telenovelat, me gjithë gjërat që janë spekuluar këto kohë dhe postimet e Florit, ne ndërtuam një të tillë për t’i bërë fillimisht sikur janë një çift, pastaj për t’i ndarë e më vonë për ta bërë Florin të lënduarin e ndarjes. Por siç duket, postimet e tij paskan pasur gjithmonë emra në kohë dhe periudha të ndryshme, por kjo nuk do të thotë që ky emër është Elvana. Mund të ketë qenë kushdo: Mira, Ana, Eranda, Moza…për aq kohë sa Flori nuk ka bërë dedikime me emra konkretë. Por me sqarimin në Facebook mund të themi se Flori Mumajesi na dha një mësim të mirë lidhur me atë që pëlqejmë dhe atë që është e vërtetë… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje