Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më ktheni pas! Dua të shoh edhe njëherë “Netë Vere”, “Porta e Fatit”, “Kjo ishte loja” e “Kafazi i Artë”!

Më ktheni pas! Dua të shoh edhe njëherë “Netë Vere”, “Porta e Fatit”, “Kjo ishte loja” e “Kafazi i Artë”!
December 13
16:16 2017

Pas një ditë të lodhsme në punë na ndodh të gjithëve një moment të marrim në dorë telekomandën e televizorit e të shohim se çfarë programesh po trasmetohen. Nëse është e hënë atëherë ke mundësi të shohësh “Dance With Me”, të martën mjaftohesh me “Apartament 2xl”, të mërkurën me “Top Show”, të enjten “Opinion” të premten ke “Zonë e lirë”, ”Top show Magazine, të shtunën “Thumb”, “Shiko kush Luan”, “Al Pazar”  e “Xing me Ermalin” ndërsa të dielën, gjithë ditën “E diela Shqiptare” e në mbrëmje “C’est la vie” e “Portokalli”.

Të themi të drejtën shumë pak prej tyre janë emisione që ia vlejnë t’u dedikosh kohën tënde aq pak të lirë, pasi shumica janë kthyer thjesht në formate të njëjta e të mërzitshme prej të cilave mirë që nuk merr pikë emocioni por bie ne një monotoni.

A e mbani mend vite më parë kur kishte lezet të hapje televizorin? Më saktësisht televizori nuk mbyllej kurrë pasi aq shumë na pëlqenin ato programe saqë i shikonim edhe ritrasmetimin. Ndoshta kanë qenë fillimet e televizoneve kombëtare e idetë e para ndryshe nga stili TVSH por që tërhiqnin vëmendjen e të madhit e të voglit. A ju ka marrë malli të ktheheni një dhjetëvjeçar pas? Me thënë të drejtën mua po!

Le të ngrejë dorën ai që e ka parë çdo puntatë të Netë Vere program i cili nisi trasmetimin e tij të parë në Tv Klan në nëntor të vitit 2000. Eh sa lezet kishin ato kohë. Festa buzë pishinës, lojëra argëtuese, muzikë, kërcim, madje më kujtohen shumë mirë dhe personazhet e animuar ata dy arushët fantastikë që nuk i munguan asnjë puntate të atij emisioni. Jo vetëm kaq po shumë personazhe të njohur sot, debutimin e parë e kanë patur pikërisht në “Netë Vere”, një program argëtues i drejtuar nga Albert Dumani dhe Fatos Risto për 4 vite rresht.

“Porta e Fatit” ka qenë ndër programet e para të trasmetuara në Tv Klan. Një emision shumë i ngashëm me “Ka një mesazh për ty” në ditët e sotme. Në atë kohë “Porta e Fatit” moderohej nga Rudina Magjistari e cila mund të themi se në atë kohë ishte personazhi i preferuar i publikut shqiptar. Për 3 vite rradhazi shqiptarët nuk u lodhën që nuk u lodhën të dëgjonin Rudinën teksa i dorëzonte çelësat e portës gjigande të ftuarit të saj dhe bërtiste me të madhe në momentin kulmor: “E hapiiii!”. Sa trishtoheshim ne kur ajo derë nuk mund të hapej, jo si tani…

Një tjetër program me të cilin e identifikojmë Rudinën është dhe “Maratona e Këngës Popullore e Qytetare” jo tani, por në vitet 2000. Nëse tani Maratona ka marrë përmasa të mëdha aq sa ndalon në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë, atëherë ishte rregulluar në një studio të vogël por shumë të këndshme në të cilën janë ngjitur shumë nga emrat që sot janë në kulmin e suksesit të tyre.

“Kutia e fundit” ishte programi më tërheqës në fushën e lojërave pasi jo vetëm të argëtonte dhe të vinte në punë inteligjencën por mund të të çonte në shtëpi edhe me xhepin plot. Nën moderimin e Enkel Demit “Kutia e fundit” e nisi trasmetimin në vitin 2004 deri më 2011. Ky ka qenë një nga programet ku edhe ne nga shtëpia e ndjenim shpeshherë veten supersticiozë e të zgjuar nëse për një moment gjenim se në cilën kuti ishte fshehur shifra më e madhe e lekëve.

“Histori me zhurmues” nga Pandi dhe Bledi Laco ishte një spektakël origjinal i parealizuar më parë, që nisi trasmetimin në vitin 2009. Një format i cili kishte formën e një udhëtimi në vite, ku gjithçka ishte  e dokumentuar nga shtypi i kohës ose letërsia. Gjithçka e ilustruar me kronikat e kohës, e komentuar nga personazhe reale, biografia e të cilëve ishte historia e vërtetë e vendit tonë. E mbani mend besojmë frazën “Ishte koha kur…”

“Kjo ishte loja” mund të themi se ka qenë një nga programet që na ka mbajtur të ngulitur përpara ekranit për dy sezone me rradhë. Në këtë program viheshin në një lojë të inskenuar personazhe të njohur të ekranit shqiptar. Me regji të Ismet Drishtit, kamerat vinin në lojë personazhet duke i vendosur në situata tejet të sikletshme. Ata nuk kishin aspak dijeni e shpeshherë shpërthenin nga nervat e dilnin nga natyra e tyre. Programi trasmetohej në Top Channel e moderohej nga Xhemi Shehu e cila sapo kishte lënë pas ekperiencën e saj si velinë e “Fiks Fare” dhe Gentian Zenelaj , aktor në fillimet e tij në Portokalli. Disa nga emrat që ranë pre e lojës ishin Çiljeta Xhilaga, Inis dhe Ingrid Gjoni, Sejfulla Myftari, Zamira Kita, Alban Skënderaj, Rita Lati e shumë të tjerë. Sezonin e parë kamera e fshehtë fituese u shpall ajo e Zamira Kitës e cila u përball në video me një grua e cila i thoshte se priste fëmijë nga bashkëshorti i aktores e dëshironte një pakt që fundjavave burri të rrinte me të ndërsa gjatë javës me Zamirën.

“Me shumë dashuri” nga Alketa Vejsiu  dhe me regji të Vera Grabockës ka qenë një nga programet e para të bashkëpunimeve të dy grave. Mund të themi se ishte i ngjashëm me “Porta e fatit”  ku në studio surprizoheshin personazhe të zakonshëm. Pa frikë mund të përfshihet ndër emisionet me shumë emocione.

“Kafazi i artë” ka qenë ndër formatet e para të reality shoë në Shqipëri që transmetohej në Neës 24. Edicioni i parë ka qenë ndër më të ndjekur si një risi në ekranin shqiptar që gjithnjë të ngjallë kuriozitetin. I pari format në llojin e tij i cili kihste në qendër njerëz të thjeshtë të cilët izoloheshin brenda një shtëpie të madhe me persona të panjohur. Brenda shtëpisë ëndodhnin situata nga më të ndryshme të cilat publiku i ndiqte me një kuriozitet të madh. Menjëherë pas tij nisi maratonën edhe “Big Brother” në Top Channel ama le ta pranojmë se në fakt dashuria jonë e parë në formatin reality show ka qenë pikërisht “Kafazi i artë 1” në 2003-shin. Në  vitin e  parë të tij programi nisi me nëntë konkurrentë, të cilët ishin përzgjedhur pas një audicioni me  rreth 6 mijë persona brenda dhe jashtë vendit. Fituesi i Kafazit të artë merrte shumën prej 15 milion lekë.  Kafazi i artë vijoi  transmetimin për gjashtë edicione, deri në vitin 2009.

Për vetëm një sezon në televizionin Vizion Plus është transmetuar reality showSyri  Magjik”. Programi u realizua vetëm gjatë vitit 2005. Moderatori i këtij emisioni ishte Sokol Balla.

E pra besojmë se nostalgjikët e vërteë na e kuptojnë hallin. Vërtetë sot ka shumë spektakle, programe nga më të ndryshmet emadje investohet më shumë se më parë por duket se ne na ka mbetur mendja tek dashuritë e para në televizion. Aktualisht këto emisione nuk i gjen në Youtube/Blitz.al/

Komento
Shperndaje