Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me këto foto, vajzat e showbiz-it na tregojnë që dinë të bëjnë shumë mirë “not”

Me këto foto, vajzat e showbiz-it na tregojnë që dinë të bëjnë shumë mirë “not”
September 06
16:20 2017

Fatkeqësisht na duhet t’u themi mirupafshim ditëve të nxehta të verës  buzë pishinës apo bregut të detit. Gjatë kësaj vere na kanë zënë sytë (sigurisht) shumë personazhe të njohur, të cilëve nuk u kanë munguar fotot nga pushimet (e gjata) verore.

Teksa shumica preferonin të pozonin në cep të pishinës apo në breg të detit, Enca, Luana dhe Jona Spahiu kanë zgjedhur ujin… po, po, ujin!

Vajzat kanë postuar në Instagram foto teksa zhyten në pishina duke na lënë të nënkuptojmë se meritojnë notën 10 në not.

Fillimisht ishte moderatorja Luana Vjollca, e cila ka postuar në muajin gusht një foto brenda në pishinë e shkruan: “Sikur të jetoja këtu!”. Ndërkohë që pak më vonë ishte Jona ajo që ndau me ndjekësit një foto të ngjashme. E para pak ditësh, trilogjinë e ka përfunduar Enca.

Ok, përveç të pasmeve, edhe si foto meritojnë të komplimentohen! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje