Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me këtë gjest, Bleona dhe Emina kanë treguar që atdheu i tyre nuk është vetëm Shqipëria

Me këtë gjest, Bleona dhe Emina kanë treguar që atdheu i tyre nuk është vetëm Shqipëria
November 24
19:08 2016

Në SHBA sot festohet një nga festat më të rëndësishme, që është Dita e Falënderimit. Në ritualet e kësaj feste qëndron shprehja e mirënjohjes dhe një darkë me familjarët dhe miqtë më të afërt. Kjo traditë është përhapur edhe në vende të tjera të botës, por shija që ka në SHBA nuk gjendet kurrkund tjetër.

Pikërisht pak shije amerikane na kanë dhënë në rrjetet sociale edhe dy vajza të famshme shqiptare, që prej vitesh kanë ndërtuar jetët e tyre përtej oqeanit. Bëhet fjalë për Bleona Qeretin dhe modelen Emina Cunmulaj. Të dyja kanë shprehur urimet e tyre për këtë festë të bukur me anë të Instagram-it.

bleonaa

bleona

Si Emina, ashtu edhe Bleona kanë shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për familjet e tyre të bukura, si dhe për vendin ku jetojnë dhe mundësitë që jeta u ofron. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje