Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me këtë gjest, Big Basta ka treguar se Vesa Luma është vërtet me shumë fat!

Me këtë gjest, Big Basta ka treguar se Vesa Luma është vërtet me shumë fat!
November 15
08:56 2016

Big Basta dhe Vesa Luma janë ndër çiftet më simpatike e më të dashura të publikut shqiptar. Momentalisht ata të dy po shijojnë të qenit prindër të vogëlushit të tyre dhe nga çfarë mund të themi prej rrjeteve sociale, po ia dalin më së miri.

Por për të gjithë ata që mendojnë se pas martese, dashuria e madhe disi venitet, Big Basta tregon të kundërtën. Ai e ka surprizuar Vesën në një mënyrë shumë origjinale. Ai i ka dhuruar një buqetë me lule bashkëshortes së tij dhe ka vendosur një kartolinë në të: “Zemër, ti e di që je krijesa më e çmuar për mua! U mundova ta pasqyroj në lule bukurinë tënde, por as që i afrohet.  Përjetësisht jeta ime, nëna e djalit tim!” – ka shkruar Big Basta.

Ndërkohë, Vesa e ka ndarë këtë moment shumë të veçantë me ndjekësit e saj në Instastory, ku ka shkruar: “Ndonjëherë, gjithçka kemi nevojë është dashuria!” /Blitz.al/

15102327_10210824185391284_130628925_o

Komento
Shperndaje