Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me këtë deklaratë, Rezarta Shkurta u bë “armike” me koleget këngëtare

Me këtë deklaratë, Rezarta Shkurta u bë “armike” me koleget këngëtare
July 16
08:57 2017

Rezarta Shkurta i kishte munguar muzikës dhe festivaleve shqiptare, mirëpo në fund të vitit që lamë pas ajo publikoi baladën “Gjysma ime”.

Përgjithësisht baladat kanë qenë arma e fortë e saj, duke ju kujtuar disa prej tyre, si: “Budallaçkë e vogël”, “Iki larg”, “Më fal” etj.

Por për Rezartën vetëm një kolege është këngëtarja më e mirë e showbiz-it dhe është pikërisht Dafina Zeqiri.

Në Instastory, Rezi ka postuar këngën e saj të fundit, “Four seasons” ku shkruan: “Është kjo, shumë vende bosh, pastaj të tjerat”.

Me siguri kjo deklaratë e Shkurtës nuk do t’i gëzojë koleget këngëtare, por në fund të ditës jemi në demokraci dhe mendimi i lirë është më se i pranueshëm./Blitz.al

 

Shperndaje