Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me këmbë e dorë të thyer, edhe Olti Curri do të jetë pjesë e filmit të Bes Kallakut

Me këmbë e dorë të thyer, edhe Olti Curri do të jetë pjesë e filmit të Bes Kallakut
October 05
12:21 2019

Nuk është lajm që Bes Kallaku prej disa muajsh tani është duke punuar për filmin e tij të parë, “Falco”.

 

View this post on Instagram

 

#falcothemovie #Falco @falco_themovie soming soon 😂😉

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Me anë të postimeve në Instagram-in e tij ai shpesh zbulon copëza nga skenat e filmit dhe mbi të gjitha aktorët apo personazhet e njohur të showbizit shqiptar që do të jenë pjesë e këtij projekti. Nga pjesmarësit dhe jo vetëm, “Falco” është cilësuar si filmi i vitit, por pa merak Ermal Mamaqi, ne nuk do të nxitohemi të dalim në përfundime pa e parë vetë njëherë!

Gjithsesi, së fundmi ish-aktori i Portokalli ka zbuluar një tjetër personazh që do të ketë një skenë në film, në rrethana jo dhe aq të zakonshme. Me anë të ksaj fotoje:

 

View this post on Instagram

 

@olticurri ka thy kom e dur, e kan zon haqet tona 😂😂😂. Sonte feste per tgjith. 😂. @falco_themovie #falcothemovie

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Besi tregon se blogeri i njohur Olti Curri i është bashkuar cast-it, duke shkruajtur bashkangjitur: “Olti Curri ka thyer këmbë dhe duar, e kanë zënë haqet tona. Sonte festë për të gjithë.”

Dhe me “haqet tona” do të thotë “mallkimet e të gjithë personazheve” me të cilat ai ka pasur debate. Edhe Olti e ka publikuar këtë foto, por bashkangjitur me këtë shkrim: “Nuk më ha mortja mua jo, se shëndoshet. Se këtu më kini. Filmi i viti.

Pra siç ju thamë, kjo gjëja për “Falcon” që do të jetë filmi i viti është e vërtetë. Ndërkohë, nuk është sekret që personazhi i Besit në këtë projekt konematografik do të jetë ai i skfiterit, personazh tashmë i njohur i aktorit.

 

View this post on Instagram

 

#falcothemovie @falco_themovie @olsibylyku1 @kristprenga @eduartgrishaj aty ke cepi. #firenze Italy

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Emrat e tjerë, të cilët nuk janë aktorë por i janë bashkuar cast-it janë Bleona, Gianni De Biasi, reperi i njohur Unikkatil apo dhe futbollisti Sokol Cikalleshi. Po të mos e dinim që bëhet fjalë për një film, do mendonim se ishin duke bërë një reality show. Gjithsesi, mezi presim ta shohim! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje