Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me kë po i kalon pushimet në Turqi Fjolla Morina?

May 17
13:23 2016

Vera tashmë nuk është larg, edhe pse temperaturat nuk na i mbështesin idetë dhe fjalët. Shumë nga personazhet e showbizz-it shqiptar i kanë nisur pushimet, njëra prej tyre është edhe këngëtarja Fjolla Morina.

Nëse mendoni se mund të gjendet në ndonjë plazh ekzotik, e shoqëruar nga ndonjë mashkull misterioz, gaboheni.

Fjolla këtë herë po shijon pushime familjare me vajzën e saj të vogël dhe me nënën e saj. Këngëtarja kosovare është një nënë e përkushtuar dhe shpesh e kemi parë të postojë video me fëmijët në rrjetet sociale. Në një video të postuar pak më parë në Snapchat,  Fjolla e shoqëruar nga e ëma dhe vajza e vogël, Alayah, tregon se po shijon momentin në plazhet e Turqisë.

Shperndaje