Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me kë ndan shtratin Zaimina Vasjari?

May 24
10:58 2016

Enca Haxhia - Snapchat

Enca Haxhia - Snapchat
Picture 1 of 1

Zaimina Vasjari, këngëtarja seksi, edhe pse ka disa kohë që nuk është shumë aktive në jetën publike duket se pavarësisht kësaj ajo vazhdon të shoqërohet me miqtë e saj këngëtarë. Nuk është hera e parë që shohim Zaiminën në shoqërinë e Encës, por këtë herë vajzat duket se janë afruar më shumë me njëra tjetrën.

Ka qenë Enca ajo që ka postuar në Snapchat-in e saj një fotografi ku shfaqet përkrah Zaiminës, të dyja të veshura me pizhama gjë që na lë të kuptojmë se vajzat po bëjnë një “sleepover” dhe nëse Zai i ka thënë mamit se do të flejë tek një shoqe, nuk e ka gënjyer.

Duket se vajzat edhe pse janë konkurrente në profesion, ato ndajnë një miqësi të mirë! Mos ndoshta shoqëria e tyre do të përkthehet edhe në ndonjë bashkëpunim të ardhshëm? Kjo mbetet për tu parë, por nëse është kështu atëherë do të kemi mundësi të ndjekim një bashkëpunim bombash!

Komento
Shperndaje