Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Më kanë hackuar, do t’i çoj në Prokurori”- Rezart Veleshnja reagon pas postimeve të bëra në emër të tij

“Më kanë hackuar, do t’i çoj në Prokurori”- Rezart Veleshnja reagon pas postimeve të bëra në emër të tij
February 10
22:34 2019

Ditën e sotme, me një sëri postimesh në Instagram Rezart Veleshnja ka habitur të githë ndjekësit e tij duke publikuar fillimisht një bisedë në Whatsapp, e më pas dedikime dhe ofendime ndaj vajzës që tani është ish-e dashura e tij. Rezarti tregon se ai ka zbuluar që ish partnerja e kishte tradhëtuar, madje ajo mbante 4 lidhje përnjëherësh. Ai nuk ka nguruar t’i përmendë emrin gati në çdo postim, madje dhe t’i bëj tag, duke i zhvilluar kështu “një gjyq publik”, së bashku me ndjekësit që e mbështesnin.

Por pak minuta më parë, ka qenë ai që i ka fshirë të gjitha këto postime, dhe ka shpjeguar situatën. Rezarti është shprehur se faqja e tij e Instagramit është hackuar dhe ai nuk ka ditur asgjë pasi ishte në një udhëtim 13 orë për në Washington.

“Nuk e di kush ma ka bërë këtë punë, më kanë bërë disa foto, më kanë bërë këtë lojën por do ta gjejmë dhe kësaj radhe do të shkojmë në prokurori. Nuk bëhet më kështu, nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Tani po i shoh mirë disa gjëra dhe turp i madh është. Me ça merren njerëz për të marrë disa like apo për të tërhequr vëmendje, nuk arrij ta kuptoj.”- është shprehur ai.

Pra kështu, ai hedh poshtë të gjithë deklaratat e mëparshme pasi nuk kanë qenë të bëra nga vetë Rezarti. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje