Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Më fund Erik Loshi tregon të vërtetën për ndarjen nga e dashura

Më fund Erik Loshi tregon të vërtetën për ndarjen nga e dashura
September 23
11:31 2017

Erik Lloshi ka qenë një nga personazhet më të komentuar kohët e fundit në media, jo vetëm për këngën e re “Afër vetes” por dhe për zërat që flasin për ndarjen e tij nga e dashura, modelja Jola Progri.

Megjithatë, në një intervistë për revistën Bordo, këngëtari ka sqaruar dhe njëherë të vërtetën për lidhjen e tij disa vjeçare.

“Pikërisht  për këtë gjë çuditem përgjithësisht me disa media mediokre të cilat për të marrë ndonjë  klikim shpifin gjëra të pavërteta dhe ndërhyjnë në jetën time private pa ditur asnjë gjë. Nuk është aspak i vërtetë lajmi. Unë  jam mirë e bukur dhe shkoj shumë mirë me të dashurën time. Për sa i përket pjesës “Na ndajnë me zor” e kam thënë si batutë se nuk mendoj se ka shanse asnjeri të na ndajë me zor,”-përfundon Lloshi.

Duhet të kujtojmë që para disa ditësh këngëtari në fjalë kishte bërë një postim në Instagram ku shprehte acarimin e tij me mediat që kishin shkruar për ndarjen e tij nga Jola.

/Blitz.al/

Shperndaje