Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me “Dua të të bëj të lumtur” është e pamundur të mos qash

Me “Dua të të bëj të lumtur” është e pamundur të mos qash
November 26
22:41 2016

Emisioni i sotëm ka trajtuar rastin e Dhuratës, një vajze të vogël nga Peja, e cila që prej lindjes vuante nga disa sëmundje dhe së fundmi mjekët i kishin prerë njërën këmbë, të cilën e kishte 15 cm më të shkurtër se tjetrën.

Emisioni i ka bërë të mundur vajzës së vogël operacionin dhe vendosjen e një proteze në këmbën e prerë, me ndihmën e një spitali privat në Itali që i pagoi edhe shpenzimet e rrugës.
Në emision vajza e vogël është shprehur e lumtur, por e kishte të pamundur të mos derdhte lot duke emocionuar publikun në studio e pa diskutim edhe atë nga ekrani.
Ky ishte një nga momentet më të lumtura për Dhuratën e vogël dhe familjen e saj, e cila tani mund të ecë dhe ndjekë ëndrrat e saj.

Në jetën e Dhuratës ka pasur vuajtje të mëdha. E lindur në Pejë, Dhurata lindi me shumë probleme shëndetësore, në veshka, në aparatin e frymëmarrjes dhe me 2 vrima në zemër. Pas lindjes Dhurata kreu një operacion për aparatin tretës.
Gjithashtu në moshën 3-vjeçare kreu 3 operacione të tjera dhe një operacion në moshën 12-vjeçare.

Brahimi, i ati i vajzës në emision u shpreh: “Falënderoj spitalin që plotësoi shpresën e vajzës për të ecur. Nuk jam lodhur kurrë gjatë kësaj kohe me përpjekjet që kam bërë për vajzën time dhe kurrë s’kam për t’u lodhur”,- tha ai.

Ishte kjo një surprizë shumë e bukur e emisionit që lumturoi vajzën e vogël dhe familjen e saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje