Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me çfarë po kuptojmë, kemi dasmë në horizont: Albani dhe Miriami do të na surprizojnë të gjithëve!

Me çfarë po kuptojmë, kemi dasmë në horizont: Albani dhe Miriami do të na surprizojnë të gjithëve!
October 12
12:56 2017

Nëse jeni fansa të një nga çifteve më të ëmbël në showbizin shqiptar, Alban dhe Miriam Cani me shumë mundësi keni pyetur veten: “A do të kemi një dasmë prej tyre?”, dhe sidomos me aq shumë dasma VIP sa kemi patur së fundmi kjo pyetje vjen shumë e natyrshme të  bëhet.

Ndaj edhe Miriami është pyetur pikërisht për këtë temë teksa ka qenë e ftuara e Enos, Islit dhe Orit në ‘Ëake up’. Fillimisht Miriami ka treguar se përkujdesja ndaj vajzës së vogël i ka bërë të harrojnë fare këto detaje që në fakt janë të rëndësishme por ata janë foksuar tek rritja e shëndetshme  e vajzës.

E megjithatë, me këmbënguljen e Enos lidhur me temën e dasmës, Miriami ka pranuar se sigurisht edhe ceremonia e tyre do të vijë sapo ata ta mendojnë të arsyeshme. Ajo tha se kjo ditë nuk do të ketë planifikime të mëdha, do të ndodh natyrshëm por gjithsesi bukur.

Pra, Miriami dhe Albani kanë vendosur të na surprizojnë, mos u habisni teksa t’i shohim shumë shpejt në altar. /Blitz.al/

Shperndaje