Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Më bën follow, të bëj follow back”. Sofia Vergara ndjek në Instagram modelen e njohur shqiptare

“Më bën follow, të bëj follow back”. Sofia Vergara ndjek në Instagram modelen e njohur shqiptare
August 20
19:32 2017

Shumë prej personazheve shqiptare janë bërë të njohura edhe jashtë vendit. Veç takimeve të tyre në evente të ndryshme shohim se mes tyre tashmë lindin miqësi ose bëhen thjesht miq në rrjetet sociale.

Blitz.al ka zbuluar se aktorja e njohur  Sofia Vergara ndjek në Instagram modelen shqiptare Dorina Gegiçi. E sigurisht që edhe Dorina e ndjek atë. Duket se bukuria e Dorinës ka tërhequr aktoren, e cila e ka shtuar në listën e miqve të saj në Instagram ose në të kundërt bukuroshet diku janë parë apo kanë folur.

Gjithsesi këtë nuk e dimë me siguri, ajo ç’ka dimë është se modelet dhe artistet tona po dinë si t’i kalojnë kufijtë!/Blitz.al/

Shperndaje