Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

MC Kresha: “Nuk më duhet Bangladeshi për 1 milion klikime, si disa të tjerë…”

MC Kresha: “Nuk më duhet Bangladeshi për 1 milion klikime, si disa të tjerë…”
June 18
17:19 2016

“1 milion për 1 javë… No Bangladesh, no China… jo vota t’dekniv…qysh thotë vëllai im Sing”, – ka shkruar MC Kresha, i cili ka hedhur në llogarinë e tij në Instagram një foto të faqes së bashkëpunimit të tij me Lyrical Son dhe Ledrit, “Hip Hop”, në Youtube.

Duke qenë se ky muaj ka rezultuar një “boom” për sa u përket këngëve të reja të këngëtarëve shqiptarë, konkurrenca mes tyre është e madhe. Sigurisht, kjo konkurrencë shihet edhe në klikimet që këto këngë marrin në Youtube.

Disa nga këngët që kanë fituar një numër gati rekord klikuesish për vendin tonë janë “Bow Down” e Encës dhe Noizy-t dhe “Ajo” e Getoar Selimit dhe Majkut, të cilët kanë 2 milionë e 126 mijë klikime në vetëm 3 ditë e para, dhe 1 milionë e 265 mijë për 1 ditë e dyta.
Nga shkrimi i reperit kosovar mund të kuptojmë se ai ka ironizuar këngëtarët e mësipërm, të cilët sipas Kreshës kanë blerë klikimet marramendëse në vende të largëta në Azi e më tej.

Kjo nuk është hera e parë që artistët shqiptarë ngrenë zërin për punën e klikimeve, pasi e fundit që foli për këtë temë ishte Aurela Gaçe, e cila vuri përballë këngët e Eros Ramazotti-t dhe këngët tona, të cilat mund të kenë edhe më shumë klikime se artisti i famshëm italian.

Megjithatë, përveç numrit të klikimeve, të blera apo jo, suksesi i një produkti muzikor në tregun tonë të vogël, është lehtësisht i matshëm…

 

Screen Shot 2016-06-18 at 19.49.02

Komento
Etiketimet
Shperndaje