Blitz

 Breaking News

Mc Kresha i jep sot fund beqarisë!

Mc Kresha i jep sot fund beqarisë!
December 15
09:01 2019

Ndërkohë që në karrierën e tij muzikore ka vite që nuk është më beqar, për shkak të martesës artistike me Lyrical Son, në jetën e vërtetë Mc Kresha do të bëhet vetëm sot një bashkëshort i ri.

Sipas “Prive.al”, reperi do të martohet pikërisht këtë të dielë me partneren Erzina Shehun, që për ju që nuk e njihni, është kjo në foto:

Ja dhe një foto e tyre bashkë, të kapur prej dore:

Por kalojmë pak tek dasma, siç e do tradita, festimet kanë nisur që mbrëmjen e shkuar, me Erzinën që ka mbeldhur familjarët dhe shoqet, në atë që njihet si nata e vajzave, kanagjeqi i thonë në Kosovë, “festa e beqarisë” nëse nuk do ishin të pranishëm familjarët.

Gjithashtu nga i njejti burim bëhet me dije se çifti ka kërkuar paraprakisht të ftuarve në ceremoni, që do të jenë vetëm pjestarë të familjes dhe rrethit të ngushtë shoqëror, që të rezervohen plotësisht në lidhje me publikimin e fotove apo detajeve nga festa që do të mbahet në kryeqytet.

Pra siç mund ta shihni Kresha dhe Erzina i kanë dhënë një kuptim tjetër fjalës “jetë private”, e kanë mbajtur vërtetë private dhe planifikojnë ta mbajnë martesën të fshehtë, ashtu siç mbajtën lidhjen për kaq kohë. Megjithatë, duke qenë se në dasëm do të ketë të ftuar VIP dhe ata nuk mund të mos postojnë ndonëj gjë në Instagram, kemi shpresë se do shohim të paktën veshjet e tyre ose momentin e vallëzimit. /Blitz.al/

Share