Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mc Kresha feston ditëlindjen, Lyrical Son i bën një urim të pazakontë!

Mc Kresha feston ditëlindjen, Lyrical Son i bën një urim të pazakontë!
September 05
12:24 2016

Sot, reperi kosovar, Mc Kresha, feston 32-vjetorin e lindjes. Ndërsa dita e sotme është e mbushur me aktivitete për këngëtarin, një urim shumë i veçantë i vjen nga kolegu i tij, Lyrical Son.

Ky i fundit, nëpërmjet një postimi në Instagram, ka shkruar: “Urime ditëlindjen reper-it më të mirë shqiptar. Ishalla do Zoti je me shëndet e plakesh me mbesa e nipër! Urime!” – ka përfunduar Lyrical Son, ndjekësit e të cilit gjithashtu kanë gjetur rastin për të uruar këngëtarin.

Ndërkohë duket se edhe vetë Mc Kresha është emocionuar nga ky urim, ndaj ka vendosur t’i kthejë përgjigje mikut të tij: “Lyrical Son, të do vllau shumë”.

Siç duket, dy këngëtarët nuk janë vetëm kolegë, por edhe miq mjaft të mirë. Përpos fjalëve shumë të këndshme të Lyrical Son, një urim reperit i shkon edhe nga Blitz.al: Gëzuar ditëlindjen Mc Kresha! Shpresojmë se do të vazhdosh të sjellësh në artin shqiptar muzikë po kaq të mirë sa ke bërë deri më tani! /Blitz.al/

Shperndaje