Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbretërit e kokainës: Si arriti Mafia Shqiptare të kontrollojë tregtinë e drogës në Angli

Mbretërit e kokainës: Si arriti Mafia Shqiptare të kontrollojë tregtinë e drogës në Angli
January 14
16:13 2019

Një nga mediat më të njohura në Angli, The Guardian, i ka kushtuar një artikull të gjatë shqiptarëve dhe nuk bëhet fjalë për ata që na bëjnë krenarë me projektet muzikore në të gjithë botën. Edhe pse këta shqiptarë bëjnë muzkë rap, në ishullin britanik ata njihen si një nga grupet pjestare të “Mafias Shqiptare” dhe që vitet e fundit kanë arritur ta kontrollojnë totalisht tregëtinë e kokainës.

Baza e tyre ndodhet në lagjen e quajtur “Gascione”, në lindje të Londrës, ndërtesat e së cilës janë përdorur që në fillim të viteve 2000 për tregëtinë e drogës. Duke filluar që nga 2005, ky bllok banesash u popullua nga shumë shqiparë, edhe nga ata të cilët vinin nga Kosova, dhe tani gjuha shqipe është gjuha e dytë më e folur në këtë pjesë të Londrës. E gjithë “Gascione” tani kontrollohet nga grupi i quajtur Hellbanianz e që në vendin tonë njihet si një grup që bën muzikë rap. Ata flasin në këngët e tyre për kokainë, armë, dhunë, shfaqin në klipe makina të shtrenjta dhe thonë se “janë gati për luftë”, e sipas agjensive të krimit në Angli ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse flasin për jetën që jetojnë në Angli.

Por Hellbanianz është vetëm një nga grupet e “Mafias Shqiptare”, madje besohet se është një nga grupet e rangut të ulët të kësaj organizate por njihen më së shumti për shkak të klipeve dhe videove që hedhin. Këto video nuk bëhen pa shkak, pasi përveçse reklamojnë jetën luksoze që bëjnë, është një mënyrë për të rekrutuar të rinj shqiptarë që jetojnë në Angli, të cilët mund të joshën fare lehtë nga këto pamje. E megjithatë thelbi i artikullit është shpjegimi që analistët dhe studiuesit e luftës kundër drogë i bëjnë “rrugës” që “Mafia Shqiptare” ka ndjekur për tu bërë kontrolluesja e tregëtisë së kokainës në të gjithë Anglinë por jo vetëm. Ndryshe nga organizatat e tjera kriminale, shqiptarët duke u nisur nga marrdhëniet e mira që kishin me prodhuesit e kokainës në Amerikën Latine, e blenë lëndën narkotike në vendin e origjinës me një çmim prej 4 mijë dollarë kilogrami, kur në ishull çmimi ishte më shumë se 22 mijë dollarë kilogrami. Duke shfrytëzuar dhe lidhjet që kishin në portet më të mëdha në Europë, si për shembull në Rotterdam të Hollandës apo në Belgjikë, ata u kujdesën që ngarkesat ti sillnin vetë nga Kolumbia apo vende të tjera latine, drejt e në Angli. Gjithashtu me kalimin e kohës ata fituan kontroll dhe mbi portin e Liverpoolit. Tani ata kanë arritur të vendosin çmimin e kokainës në vendin britanik, por pa u treguar shumë lakmitarë, në mënyrë që të gjithë të mund të blejnë nga ata.

Veprimtaria e tyre është rritur shumë dhe nga bashkëpunim që kanë me një nga grupet më të njohura kriminale në të gjithë botën, “Ndrangheta”-n. Këta të fundit i besojnë shumë shqiptarët për shkak të besueshmërisë që kanë dhe aftësisë për të bërë gjithçka, kështu që në kohët që flasim i konsiderojnë si të barabartë në tregëtinë e drogës. Sigurisht, organizata italiane ka më shumë lidhje në Europë, por këto i ka vënë në dispozicion të “Mafias Shqiptare” sepse i ka besuar atyre importin dhe eksportin e kokainës nëpër porte.

Ajo që i bën përshtypje organizatave inteligjente britanike është dhe mënyra se si veprojnë shqiptarët. Ata kanë “besën” që vazhdojnë ende e mbajnë dhe atë që premtojnë gjithnjë arrijnë ta realizojnë. Kanë eksperiencën, pasi kanë qenë të përfshirë shpesh herë në konflike dhe nuk kanë frikë. Gjithashtu janë të aftë, të shpejtë dhe “fansa” të dhunës. Por edhe pse të dhunshëm nisur nga ajo që shkruhet në mediat britanike, “Mafia Shqiptare” përpiqet që organizata e tjera ti tratojë si bashkëpuntorë dhe jo si konkurentë, pasi në fund të fundit ata janë kilentët e tyre.

 

Lagjet ku ka shqiptarë, sidomos në atë më të njohurën që e përmendëm dhe në fillim, “Gascione”, janë shumë të rrerzikshme dhe gazetarët që duan të bëjnë raportime apo që duan të mbledhin informacione shpesh nuk ja dalin pasi gjithçka që dëgjojnë nga njerëzit atje është : “Ti nuk duhet të vish më këtu”. Madje për shaka ekziston dhe një shprehje që thotë se “Nëse kalon në një nga lagjet shqiptare dhe të dhëmb këmba, me siguri të ka çarë me thikë një nga ata”.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje