Blitz

 Breaking News

Mbretëresha ndalon Harryn dhe Meghan të përdorin titullin mbretëror

Mbretëresha ndalon Harryn dhe Meghan të përdorin titullin mbretëror
February 19
13:39 2020

Meghan dhe Harry morën vendimin të hiqnin dorë nga detyrat mbretërore dhe të largoheshin në Kanada pak kohë më parë.

Çifti tani kanë nisur jetën e re në Kanada, së bashku me djalin e tyre Archie. Me largimin nga Mbretëria, Harry dhe Meghan humbën statusin mbretëror si duka dhe dukesha e Sussex.

Harry dhe Meghan po vazhdojnë të përdorin titullin Sussex Royal, madje titullin e kanë përdorur edhe si emër për markën e tyre, që do të përfshijë disa shërbime, si dhe një organizatë bamirësie.

Por mbretëresha ka dhënë urdhër që titulli mbretëror të mos përdoret më nga ana e tyre dhe lajmin e kanë konfirmuar mediat britanike.

Epo dihej se vendimi i tyre do të shoqërohej me pasoja dhe ky është njvri prej tyre. Tashmë atyre u duhet të gjejnë një emër tjetër për organizatën.

Share