Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbretëresha “i tërheq veshin” Princit William. Situata bëhet virale në internet

Mbretëresha “i tërheq veshin” Princit William. Situata bëhet virale në internet
June 17
15:04 2016

William është një baba dhe bashkëshort 33-vjeçar me një punë  të përgjegjshme si pilot i emergjencës ajrore dhe nëse i shtojmë faktin se bëhet fjalë për mbretin e ardhshëm të Anglisë gjërat bëhen më interesante.

Por asnjëherë nuk mund të jesh mjaftueshëm  i madh,  sidomos përpara Mbretëreshës,  e cila i ka tërhequr vëmendjen e Princit William teksa ai ishte përkulur në gjunjë për t’i folur të birit, Princit George.

Situata është kthyer në një GIF, sekuencë qesharake në internet. Duket se edhe në familjet mbretërore ndodh të të tërheqin veshin ndonjëherë. Mbretëresha ka qortuar nipin e saj duke e prekur në krah dhe duke  i thënë të ngrihet në këmbë. Dikush e ka filmuar momentin dhe menjëherë situata është shpërndarë në internet. E pra, edhe familja duket se është nën urdhrat e Mbretëreshës.

Mijëra njerëz kanë dalë sot në rrugët e Londrës për të marrë pjesë në festimet për ditëlindjen e Mbretëreshës.

Komento
Shperndaje