Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbretëresha Elizabeth II feston 90-vjetorin me një festë triditore

Mbretëresha Elizabeth II feston 90-vjetorin me një festë triditore
June 10
18:18 2016

Mbretëresha Elizabeth II feston 90-vjetorin e lindjes. Festimet për ditëlindjen e saj kanë filluar sot me një shërbim të veçantë falënderimesh në katedralen e Shën Palit dhe do të zgjatin tri ditë. Pjesë e ditëlindjes të saj janë bërë kryeministri, familja mbretërore dhe shumë personalitete të tjera.

Familja mbretërore ka vendosur ta shënojë ditëlindjen e Mbretëreshës si një moment historik madhështor. Në Londër ka filluar dekorimi i të gjitha rrugëve me flamurë dhe vendi po përgatitet për të festuar. E shtuna është dita zyrtare e ditëlindjes së Mbretëreshës, kur do të bëhet edhe parada tradicionale. Edhe pse është një festë e familjes mbretërore, njerëzit mund ta ndjekin dhe shijojnë këtë ngjarje të rëndësishme.

Etiketimet
Shperndaje