Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbretëresha Elisabeth zbulon sekretin e çuditshëm: “Nuk e ul dot kokën kur mbaj kurorë sepse do thyeja qafën!”

Mbretëresha Elisabeth zbulon sekretin e çuditshëm: “Nuk e ul dot kokën kur mbaj kurorë sepse do thyeja qafën!”
January 13
18:13 2018

 

Mbretëresha Elisabeth II ka folur për herë të parë për mbretërimin e saj për gazetarin e BBC, Alastair Bruce, ku ka treguar mjaft të pathëna brenda pallatit mbretëror.

Ndër të tjera, nuk mund të mos flitej për kurorën e përbërë me aq diamantë sa askush nuk mund t’i numërojë… ama ajo që dimë është se peshon aq shumë sa nëse bie mund të dëmtojë çfarëdo që gjen poshtë.

“Po, më duhet ta mbaj kokën të palëvizshme”, – tregon mbretëresha në episodin e dokumentarit. “Nuk mund ta ulësh kokën për të lexuar ndonjë fjalim sepse nëse ul kokë, do të të bie kurora dhe thyen qafën”.

Një fakt ky mjaft i çuditshëm, por ja që edhe kurora paska disavantazhet  e saj. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje