Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbretëresha Elisabeth II feston 65-vjetorin e ngjitjes në fron

February 06
17:59 2017

Mbretëresha Elisabeth II është kthyer në monarken e parë britanike që arrin jubileun e safirtë, pasi sot mbush plot 65 vite në fronin e Mbretërisë së Madhe. Ajo është tashmë edhe monarkja më jetëgjatë në të gjithë historinë e mbretërisë.

Për të festuar këtë arritje është publikuar sot një portret i mbretëreshës nga fotografi David Bailey. Mbretëresha Elisabeth kishte shumë vite që nuk publikonte foto profesionale dhe kjo duket se është e duhura për këtë arritje të radhës.

Në këtë foto, Elisabeth shfaqet me një varëse prej safari ngjyrë blu, ç’ka e bën atë një nga monarket më të pashme të të gjithë Europës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje